Serbia ka marrë një tronditje të rëndë para ndeshjes vendimtare kualifikuese për Botërorin 2026 me Shqipërinë, që do të luhet në stadiumin Duboçica, në Leskovac.
Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka vendosur këtë të martë të gjobisë me 80,000 frangash zvicerane Federatën e Futbollit të Serbisë dhe po ashtu të mbyllë për tifozët një pjesë të stadiumit.
Gjoba dhe penalizimi i stadiumit për Serbinë vjen pas incidenteve që lidhen me rendin dhe sigurinë, si dhe për sjelljen e papërshtatshme dhe diskriminuese të tifozëve vendas gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës, Serbi – Angli, që u luajt më 9 shtator në stadiumin “Rajko Mitić”.
Sipas vendimit Serbia do të duhet të luajë me të paktën 20% të kapacitetit të tribunave të mbyllura, kryesisht ato pas portave. Pra nga 8000 vende që ka stadiumi Duboçica, në tribunat e tij do të jenë të pranishëm në ndeshjen e 11 tetorit, rreth 6000 tifozë.
Në përputhje me vendimin, Federata e Futbollit të Serbisë është e detyruar t’ia paraqesë planin e rregullimit të ulëseve FIFA-s jo më vonë se dhjetë ditë para ndeshjes, me mundësinë për të mbushur një pjesë të kapacitetit me komunitete dhe grupe me interes të veçantë (familje, studentë, organizata me fokus në luftën kundër diskriminimit).
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…