Fotografia prekëse e luftës në Kosovë ka pushtuar botën: 30 orë ecje me vëllanë e vogël në krahë

Periudha e luftës së fundit në Kosovë është njëra nga ngjarjet më të trishta që s’do të harrohet me gjenerata, pikërisht për shkak të plagëve të rënda që ka shkaktuar tek kosovarët.

Imazhe të shumëta, të tilla janë shpërndarë nëpër tërë botën aso kohe, të fëmijëve kosovarë duke u munduar të shpëtojnë nga plumbat.

E tillë është edhe kjo foto e fotografit Yannis Behrakis e publikuar në prestigjiozen ‘Reuters’ në përshkrimin e së cilës thuhet se këta dy fëmijë, (emrat e së cilëve nuk dihen) kanë bërë 30 orë rrugë për të ikur nga policia barbare serbe.

Fotografia është realizuar mes viteve 1998-1999, në kohën kur refugjatëve iu duhej të ecnin në këmbë më shumë se 30 orë, kur u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe ecën me orë të tëra për të lëshuar territorin e Kosovës dhe të shpëtonin pa u vrarë a malltretuar nga serbët, gjë që mijëra kosovarë nuk ia dolën.

Yannis Behrakis, 1998
An ethnic Albanian boy from Kosovo carries a refugee child into Albanian soil to escape fighting in Serbia’s turbulent Kosovo province. The refugees walked more than 30 hours from their western Kosovo villages in the Decane area
Reuters