Fotografia që u bë virale në të gjithë botën/ ‘Ky është simboli më i mirë i vazhdimësisë së jetës’: Binjakët e lindur në Tiranë 20 minuta pas tërmetit shkatërrues

Fotografia e dy binjakëve të lindur vetëm 20 minuta pas tërmetit shkatërrues është bërë virale në të gjithë botë.

Ndërsa qytetarët shqiptarë janë të shokuar nga seria e tërmeteve që goditën vendin këtë mëngjes, disa prej të cilave ishin shkatërruese, gjinekologia Anika Dokle ka njoftuar se dy binjakë janë lindur 20 minuta pas tërmetit.

“Unë dhe miqtë e mi jemi rikthyer në maternitet kësaj radhe. Këto bebe binjake janë lindur 20 minuta pas tërmetit. Ky është simboli më i mirë i vazhdimësisë së jetës. Nuk kam fjalë! ”, shkroi Dokle në profilin e saj në Facebook pa specifikuar se në cilin qytet kanë lindur binjakët.

https://www.facebook.com/adokle/videos/10221651127566673/