FOTO&VIDEO

Hidhet gaz lotsjellës në Bërnjak

Policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve afër pikës kufitare në Bërnjak, pasi ata kundërshtuan t’i largojnë automjetet e tyre për ta zhbllokuar rrugën.

Kjo ka ndodhur pak para orës 17:00, ndërsa pas këtij intervenimi të Policisë, masa është shpërndarë.

Burime të Albanian Post bëjnë të ditur se deri tani nuk ka të lënduar, ndërsa protestuesit janë tërhequr dhe po tubohen nëpër lokacione të ndryshme dhe në numër më të vogël.

Qytetarë serbë janë mbledhur në protestë për shkak të masave të reciprocitetit të palës kosovare ndaj targave serbe, pas skadimit të marrëveshjes më 15 shtator.

Pas vendosjes së masave të reciprocitetit për tabelat “RKS” për të gjitha veturat të cilat futen në Kosovë nga Serbia, dhjetëra qytetarë serbë janë grumbulluar edhe afër pikës kufitare në Jarinje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

20 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

24 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago