Fotografohet Richard Grenell në një kafe në Tiranë

Richard Grenell, miku i ngushtë i ish-presidentit Trump, është fotografuar ditën e sotme në kafenenë e një prej hoteleve kryesore në Tiranë.

Kjo foto tregon se Ambasadori Grenell ka ardhur sot në kryeqyqetin shqiptar në një vizitë surprizë.

Ish-Ambasadori amerikan në Gjermani, i dërguari special për bisedimet Serbi-Kosove dhe këshilltari i sigurisë së Presidentit Trump, vetëm dy net më parë u pa në Florida, ku mori një çmim vlerësues nga ish-Presidenti Trump.

Nuk dihen arsyet dhe agjenda e Richard Grenell në Tiranë.