Publikimi i një sasie të re dokumentesh nga dosja e Jeffrey Epstein ka rindezur polemikat në Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë, duke rikthyer në qendër të vëmendjes edhe emrin e ish-Princit Andrew Mountbatten-Windsor. Materialet e reja, që përfshijnë miliona faqe dhe fotografi të papublikuara më parë, kanë shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe në qarqet politike amerikane.
Pas publikimit të fotos skandaloze të princit Andrew, kryeministri britanik Keir Starmer është shprehur se ish-duka i Jorkut duhet të jetë i gatshëm të dëshmojë para Kongresit Amerikan, nëse autoritetet amerikane e kërkojnë një gjë të tillë. Duke folur për gazetarët gjatë kthimit nga një vizitë zyrtare në Japoni, Starmer theksoi rëndësinë e transparencës dhe bashkëpunimit me drejtësinë.
“Sa i përket dëshmisë, gjithmonë kam thënë se kushdo që ka informacion duhet të jetë i përgatitur ta ndajë atë informacion, në çfarëdo forme që i kërkohet ta bëjë këtë”,u shpreh Starmer, duke nënvizuar se askush nuk duhet të qëndrojë mbi ligjin.
Reagimi i kryeministrit vjen pas publikimit të fotografive të reja që, sipas mediave amerikane, shfaqin një burrë që i ngjan ish-princit Andrew në situata komprometuese, në shoqërinë e një gruaje të shtrirë në dysheme. Këto pamje kanë shtuar presionin ndaj figurave të përmendura në dosjen Epstein dhe kanë nxitur thirrje për hetime më të thelluara.
Deklarata e Starmer shihet si një sinjal i qartë se qeveria britanike nuk dëshiron të pengojë proceset ligjore ndërkombëtare dhe se mbështet bashkëpunimin me autoritetet amerikane, në funksion të zbardhjes së plotë të së vërtetës rreth një prej skandaleve më të rënda të viteve të fundit.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…