Disa ditë më parë, Tirana u trondit nga një vrasje e dyfishtë, pasi Arsen Muskurti, vrau me armë vëllain dhe gruan e tij. Çifti Muskurti u vra brenda një agjensie turistike, që e menaxhonin të dy. Autori i vrasjes së dyfishtë Arsen Muskurti, u arrestua pak orë më vonë dhe e pranoi krimin. Gjithashtu, ai nuk u shfaq aspak i penduar në Gjykatë.
Pas ngjarjes u mësua se konflikti për pronën dhe një borxh pre 150 mijë eurosh ishin arsyeja e vrasjes së dyfishtë. Arseni dhe Dritani(viktima) ishin konfliktuar shumë herë me njëri-tjetrin dhe ngjarja ishte denoncuar edhe në polici, por kjo e fundit nuk e parandaloi dot krimin e dyfishtë.
JOQ ka publikuar disa pamje nga një sherr mes Arsenit dhe Dritanit në një nga bizneset e autorit të ngjarjes. Siç shihet nga fotot e mëposhtme, Dritani(viktima) ka dashur të sulmojë me grushta Arsenin, por që mbahet nga dy persona, një burrë dhe një grua, ndërsa një grua tjetër qëndron në këmbë. Ndërkohë në një plan tjetër evidentohet se Dritani i ka shkuar shumë afër Arsenit në tavolinën e tij të punës.
Mediat disa ditë më parë sollen disa pamje të filmuara nga ambjentet e brendshme të vendit ku ndodhi krimi, ku duket qartë vëllai duke vrarë vëllain dhe kunatën e tij. E para është qëlluar Nora Muskurti, e cila qëndronte në këmbë pas bashkëshortit të saj.
Ndërsa më pas Arsen Muskurti ka kthyer këndin e qitjes në drejtim të vëllait të tij, Dritanit. Ky është momenti, kur ai hap zjarr drejt të vëllait, i cili qëndron i ulur në karrige dhe para kompjuterit. Goditja është kryer nga një distancë e afërt.