Fox News shkruan se skiatorja e njohur amerikane Kasha Rigby besohet se vdiq nga orteku në Brezovicë

Më 13 shkurt shkurt 2024, në zonën “Foleja e Shqiponjave” në Brezovicë vdiq një 54-vjeçare duke skijuar, për të cilën konfirmuan edhe autoritetet në Kosovë, përcjell Reporteri.net.

Më vonë, Policia e Kosovës konfirmoi se e ndjera ishte shtetase e Amerikës, në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

Mediumi i njohur amerikan Fox News, raporton se e ndjera besohet se është skiatorja e njohur amerikane Katherine Rigby, e njohur si Kasha Rigby.

“Kasha vdiq nga një ortek bore në Kosovë”, thuhet ndër tjera në artikull.

Fox News thotë se nuk është përmendur identiteti i së ndjerës, megjithatë, shoqëria dhe familjarët e Rigby kanë njoftuar nëpër platformat sociale se bëhet fjalë për të, dhe kanë ngushëlluar.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka konfirmuar vdekjen e saj dhe thotë se gjatë kohës ishte duke skijuar në një zonë që njihet si e rrezikshme.

“Me datën 13.02.2024 në orën 16:30 kemi pranuar një thirrje për ndihmë nga Ski Patrulla e qendrës skitare Brezovicë. Informatat e para kishin të bëjnë për humbje në mjegull të dy skiatorëve,por pas mbledhjes së informatave është identifikuar problematika dhe kemi filluar me kërkim në zonën e dyshimtë “Foleja e Shqiponjave” zakonisht faqe malore që njihet si problematike për krijimin e orteqeve”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se anëtarët e grupit së bashku me Patrollën e skijimit të qendrës skitare në Brezovicë e kanë lokalizuar viktimën e cila kishte marrë lëndime nga orteku.

“Me të arritur i është dhënë ndihma e parë por nuk rezultuar pozitivisht. Pas evakuimit të trupit nga ekipet mjekësore është verifikuar vdekja e skiatores, shtetase e huaj”, thuhet tutje.