Në vazhdën e diskutimeve në Komisionin për Arsim, Eman Rrahmanit, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, iu mohua fjala nga kryetari i komisionit, deputeti i VV-së, Ardian Gola.
Gola e arsyetoi këtë veprim të tij duke thënë se Rrahmani nuk është anëtar i Komisionit dhe se “kishin një marrëveshje me sindikatat që të flasin vetëm ata që janë pjesë e këtij komisioni”.
E kur pastaj Gola i ka dhënë fjalën Rrahmanit pasi kishte marrë pëlqimin e përfaqësuesve të sindikatave, ai u largua nga mbledhja e komisionit.
E për këtë ministrja Nagavci i ka thënë “Të lutem Eman, mos e prish mbledhjen”.
Klikoni pë të parë videon KETU
Grevat e sindikatave kanë filluar që nga data 25 gusht e këtij viti dhe janë duke vazhduar ende. Kërkesë kryesore e tyre është shtesa prej 100 eurosh, deri në miratimin e Ligjit të Pagave, i cili tashmë është në konsultim publik.
Kryeministri i Kosovës është takuar me krerët e Këshillit Grevist, por nuk kanë arritur të gjejnë kompromis në lidhje me grevat. Të dyja palët pas takimit e kishin akuzuar njëra-tjetrën për dështim të një marrëveshjeje.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…