Fqinji i Dan Hutrës ka folur për mediat duke e quajtur “monstër” autorin e vrasjes së 3 grave dje në Tiranë ndërsa tregoi një histori se si e kishte rrahur kur i vodhi furgonin.
“Ka qenë monstër nga fillimi deri në fund. Njëherë ka qenë i fejuar me 2 goca tjera dhe e panë që është i dhunshëm dhe ikën. Pastaj përdhunoi kunatat e veta. I ka çuar nga liqeni dhe kur kanë ardhur në mëngjes ishin katandisur. Ka pas mbushur ujë te shtëpiat e mia. E kam pas rrahur njëherë. Më duket se ka ardhur të më vrasë mua. E kam rrahur se më bëri shumë dëm. Po bënin një darkë që ishte fejuar motra e vet. Ky monstra tha hajde ta çojmë në spital. E çuam dhe e solla prap këtu.Më tha sa lekë bën. I thashë për spital është falas. E çova unë atje dhe atë natë më ka vjedhur furgonin. E zura dhe i futa një të rrahur. Nëna e saj ka ikur, më duket se jeton te vajzat. Vëllezërit kanë ikur. Mori një vajzë tjetër, e mbajti 2 muaj dhe ikën me qera te Fusha e Aviacionit dhe i futi thikën në zemër, e vrau. Që prej asaj kohe ca nuk ka bërë. Ai duhet të rrinte brenda. Dje kisha frikë të dilja. Ka pasur gjithë veset e këqija, përdhunues, mashtrues”, tha fqinji.