KRYESORE

Franca shuan optimizmin, Macron: Negociatat pas reformimit të BE

Kancelarja Angela Merkel është takuar këtë të martë me Presidentin e Francës Emmanuel Macron, ku mes shumë çështjeve të tjera është diskutuar edhe mbi zgjerimin e unionit.

Në deklaratën e përbashkët për shtyp me Kancelaren Merkel, Macron konfirmoi se u diskutua edhe për zgjerimin, ku preu shpresat për një vendim pozitiv. Ai tha se duhet një marrëveshje mirëkuptimi mes të gjitha palëve, por kjo nuk është arritur.

“Për çështjen e zgjerimit. Europa është një shtëpi e madhe dhe e bukur në të cilën je jetojmë së bashku. Kemi njerëz që duan të dalin nga kjo shtëpi dhe të tjerë që refuzojnë të hedhin para të tjera për të investuar në këtë shtëpi më shumë se 1%. Po ashtu siç ka nga ata që ikin, ne na duhet që të ftojmë në këtë shtëpi dhe miq të rinj. Jam dakord që një formë bonsensi duhet arritur për këtë çështje dhe nuk jemi ende totalisht në këtë pikë. Nuk mund të ndal së thëni se nuk jemi ende në atë pikë të marrëveshjes. Përshëndes kurajon dhe arritjet që janë bërë nga dy drejtuesit e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ata kanë bërë një punë shumë të madhe në vendet e tyre në vitet e fundit. Dhe unë e njoh këtë gjë dhe dua të dërgoj një sinjal pozitiv. Në radhë të dytë të them se ashtu si kancelarja mendoj se ky rajon është me një rëndësi strategjike për Europën. Pikë se treti, mendoj se kemi ende gjëra të tjera për të finalizuar më pas të hapim negociatat. Mendoj që duhet ta reformojmë këtë procedurë që është aktualisht e pakthyeshme kemi dhe gjëra të çuditshme në këtë proces. Për shembull kemi lëvizjen e lirë përpara se të hapen negociatat. Kemi lëvizj4en e lirë me Shqipërinë pa hapur negociatat dhe kjo është një lloj marrëdhënie e çuditshme. Në mirëbesim kemi dhënë lëvizjen e lirë dhe kemi mijëra e mijëra persona që kërkojnë azil”, tha Macron.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

60 minuta ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

5 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

21 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

24 orë ago