Frashër Demaj paralajmëron padi për Shkelzen Gashin, e akuzoi për pjesëmarrje në një projekt të quajtur “Kosova e Metohija

Akad. Frashër Demaj, i ka cilësuar si tendencë për denigrim deklaratat e publicistit Shkelzen Gashi, kur ky i fundit tha se historiani Demaj, ka marrë pjesë në një projekt të quajtur “Kosova e Metohija”.

Demaj, ka paralajmëruar nëpërmjet rrjetit social Facebook, se do ta padit në gjyq për shpifje Shkelzen Gashin për denigrim të figurës personale.

“Në fb qarkullon një video ku një skizofren si Shkelzen Gashi më paska akuzuar mua për mungesë patriotizmi dhe për pjesëmarrje në një projekt të quajtur “Kosova e Metohija”. Shkelzenin do ta padis në gjyq për shpifje dhe përpjekje për denigrim të figurës time profesionale.

Demaj, është edhe kandidati nga LDK, që ka siguruar ulësen në Kuvend për mandatin e ardhshëm qeveritar.