Fredi Beleri është goditur me vezë dhe kos nga një qytetar, sapo ka dalë nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
“Ka vjedhur vota. Pse nuk ngriheni në protestë sot duhej të ishit në protestë”, tha protestuesi.
Beleri nuk ka bërë asnjë reagim, duke u larguar.
Kujtojmë se në nisje të takimit të takimit të 18 të Komisionit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, një tjetër qytetar iu drejtua me fjalën “vrasës”.