POLITIKE

Frika nga pragu zgjedhor, AAK e NISMA po bëhen sërish bashkë në një koalicion parazgjedhor

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ai i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj pritet të nënshkruajnë sot koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Siç merr vesh gazeta online Reporteri.net, koalicioni do të quhet “Fronti  i përbashkët për shtetin” dhe pritet të zyrtarizohet sot.

Dy krerët e partive gjatë ditës pritet të dalin në një konferencë për media për të kumtuar lajmin për bashkimin e tyre në një koalicion parazgjedhor.

Konferenca pritet të mbahet në ora 16:00.

AAK dhe Nisma kishin qenë në koalicion bashkë dhe në bashkëqeverisje edhe para disa viteve.

Bëhet fjalë për vitin 2017 deri në vitin 2019, kur Haradianj ishte kryeministër e Limaj zëvendës i tij.

Ndërkaq në zgjedhjet që pasuan, po në vitin 2019, Nisma që në atë kohë ishte në koalicion me AKR-në nuk arriti ta kalojë pragun duke mbetur kështu jashtë Kuvendit.

Pak javë e ndajnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të hyjë në vitin e katërt të mandatit qeverisës, ndërkohë që partitë opozitare vazhdimisht kanë qenë të zëshme duke kërkuar  largim të kryeministrit Kurti,  por jo edhe për mënyrën se si duhet të arrihet ky qëllim.

AAK-ja ka  kërkuar rrëzimin e Qeverisë përmes mocionit të mosbesimit, kërkesë kjo që nuk ka gjetur përkrahje nga partitë e tjera opozitare.

14 shkurti, 2021 nxori Vetëvendosjen fituese të zgjedhjeve me rezultat të thellë përballë partive të tjera.

Një parti politike, arriti të marrë mbi 50% të votave. Ky rezultat i mundësoi Lëvizjes Vetëvendosje që ta krijonte e vetme kabinetin e ardhshëm qeveritar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago