POLITIKE

Hoti: Kurti do t’i humbë zgjedhjet e ardhshme

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, u shpreh i bindur që kryeministri i vendit, Albin Kurti, në zgjedhjet e ardhshme, nuk do ta marrë më besimin e qytetarëve për të udhëhequr.

Sipas Hotit, një gjendje e tillë ka ardhur nga mosrealizimi i premtimeve të Kurtit, që i ka dhënë gjatë kohës kur ishte në opozitë dhe tani në krye të Qeverisë.

“A do të kemi zgjedhje sivjet a po jo, është vështirë të thuhet. Në situatën që kemi tani, këta janë njerëzit më të paparashikueshëm. Nëse Kurti do ta rishikonte realizimin e agjendës së vet, ato që ka premtuar kur ka qenë në opozitë, me ato që ka premtuar kur ka dalë në zgjedhjet e fundit dhe me ato që ka realizuar deri në ditët e sotme, shpërputhjet janë si nata me ditën. Prandaj, unë besoj që në zgjedhjet e ardhshme Kurti nuk e merr më besimin për të udhëhequr vendin”, deklaroi Hoti në emisionin “Këndi i Debatit” të Tëvë1.

Madje, Hoti vlerësoi që Lidhja Demokratike e Kosovës është plotësisht e gatshme për zgjedhje.

Tutje, deputeti i LDK-së, përmendi disa fusha, në të cilat sipas tij, Qeveria në pushtet ka çaluar në zhvillimin e tyre.

Prandaj, Hoti tha se duke marrë parasysh pakënaqësinë e qytetarëve me qeverisjen aktuale, Lëvizja Vetëvendosje s’do të ketë më mbështetje nga grupe të caktuara njerëzish.

“E marrim situatën me ekonominë, s’ka asnjë politikë të re fiskale, asnjë investim të ri në këto katër vite. Unë besoj që komuniteti i biznesit s’mund ta mbështesë më një parti të tillë. Të dalim mandej tek fusha e arsimit, ka 2-3 vite që shkollat s’hapen me kohë. Luftë me sindikatat. Komunikimi me sindikatat është sikur të jenë armiq, e jo partnerë social. Pra, janë grupe të caktuara të qytetarëve, që e përbëjnë shumicën në këtë vend, që janë ekstrem të pakënaqura me këtë qeveri. Këta njerëz, s’mund t’i japin mbështetje më tutje kësaj qeverie”, potencoi Hoti.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

20 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

24 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

24 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago