Gjermania do të blejë dhjetëra avionë luftarakë të llojit F-35 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja gjermane e Mbrojtjes, e cila ka saktësuar se avionët që Berlini zyrtar do të blejë janë 35.
Ministrja e ka justifikuar blerjen me argumentin se vendi duhet të zëvendësojë flotën e vjetër të avionëve, por njoftimi i saj vjen në një kohë kur Rusia po sulmon Ukrainën, gjë që shtyu kancelarin Olaf Scholz të deklaronte se do të investonte 100 miliardë euro në fushën e mbrojtjes.
“Pasi shqyrtuam të gjitha opsionet, kam vendosur të inicioj blerjen e avionëve F-35 për të zëvendësuar Tornado”, tha ministrja Christine Lambrecht.
Tornado është avioni i vetëm gjerman që është në gjendje të mbajë bomba nukleare amerikane, të cilat mbahen në Gjermani në rast të një konflikti të mundshëm.
Berlini gjithashtu do të blejë 15 avionë Eurofighter që do të prodhohen nga firma franko-gjermane Airbus sipas një dokumenti konfidencial, raporton Reuters.
Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…