A member of the European Border and Coast Guard Agency (FRONTEX) points his finger as his colleague uses binoculars during a patrol near Albania-Greece border, in Kapshtica near Korce, Albania, July 23, 2019. Picture taken July 23, 2019. REUTERS/Florion Goga
Fshati Trestenik në rrethin e Korçës është një nga fshatrat kufitare që shikohen si stacioni i parë i emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e Mesme. Banorët e këtij fshati u japin bukë dhe rroba emigrantëve, të cilët, në shumë raste kanë me vete edhe fëmijë të mitur. Emigrantët shfrytëzojnë brezin e gjelbër për t’u futur nga Greqia në Shqipëri me destinacion final ndonjë nga vendet e BE.
Temperaturat e ngrohta për stinën po favorizon kalimin e paligjshëm të emigranteve nga Lindja e Mesme, të stacionuar në Greqi dhe që futen në territorin shqiptar në mënyrë të paligjshme për të mbërritur në vende të BE.
Dhjetëra emigrantë sirianë dhe irakianë kapen thuajse çdo dite nga policia kufitare shqiptare dhe Frontex. Por dhjetëra të tjerë arrijnë të kalojnë dhe në fshatrat kufitare shqiptare. Ata ndalojnë dhe kërkojnë ndihmë për ushqime dhe veshmbathje. Pavarësisht angazhimit të policisë kufitare shqiptare e ndihmuar edhe nga Frontex, grupet e emigrantëve vazhdojnë të futen nga kufiri i gjelbër me shpresën për një jetë më të mirë.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…