FOTO&VIDEO

FSK-ja ofron spitalin për trajtimin e pacientëve me koronavirus

Nga java e ardhshme, Spitali i Forcës së Sigurisë së Kosovës do të fillojë me testime serologjike.

Ky spital së fundmi e ka siguruar aparaturën për këto lloj testimesh, e megjithatë nuk ka staf mjekësor adekuat për testim.

Spitali i FSK-së ka kapacitet prej 60 shtretërish për trajtim fillestar, por edhe për trajtimin e pacientëve me COVID-19, raporton KOHA.

Në këtë institucion shëndetësor numri i personelit mjekësor është 81.

Përderisa 61 pjesëtarë të FSK-së që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, janë trajtuar nga ky staf mjekësor.

Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Mjekësore në FSK, Shkelzen Sylaj, ka thënë se janë të gatshëm që ta lëshojnë në shfrytëzim këtë spital nëse është e nevojshme për t’i trajtuar të prekurit me koronavirus.

Ndonëse ka shtuar që nuk kanë infektologë, por që ky institucion ka bashkëpunim me SHSKUK-në për ta përkrahur me shërbime specialistike.

Që nga 13 marsi, kur edhe janë konfirmuar rastet e para me COVID-19, i gjithë stafi i FSK-së, në të gjashtë kazermat, para se të fillojë punën i nënshtrohet një kontrolli rutinë nga stafi mjekësor.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

19 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago