Është bërë publike një foto e tre të rinjve të cilat u ekzekutuan të dielën në mbikalimin e Fushë Krujës, mes tyre një emër me precedentë penalë.
Ata shfaqen të buzëqeshur, me nga një gotë, duke përcjellë edhe stilin hedonist të jetës që bënin.
Breshëria e automatikut prej të paktën 60 plumbash që u zbraz mbi Brilant Martinajt, Besmir Hoxhën dhe Diklen Vatën nuk u la mundësi shpëtimi, ndërsa pas të shtënave automjeti i të rinjve u përfshi nga flakët. Policia dyshon se në atentat morën pjesë 4 persona.
Një prej viktimave, Diklen Vata, 30 vjeç mundi të dalë nga automjeti me shenja jetë dhe i plagosur pasi ishte pasagjer, por autorët e kanë qëlluar sërish për ta ekzekutuar. Ndërsa Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha mbetën të vrarë në automjet dhe më pas u dogjën. Më i njohuri prej tyre ishte Blerant Martinaj, kushëri i famëkeqit Ervis Martinaj, person në kërkim. Vetë ai akuzohej për dy vrasje, për më tepër policësh.
Dje ata u përcollën dje për në banesën e fundit.