FOTO&VIDEO

FAKTI/ Serbia nën akuzë: ç’fsheh kjo granatë pas një arushi e hasur në Libinë e përzhitur?

Një granatë e ngjitur me një arush, e cila u gjet javën e kaluar në kryeqytetin e Libisë – Tripoli, u prodhua vitin e kaluar në Serbi. Përkundër embargos, armët serbe janë ende duke gjetur rrugën e tyre drejt vendeve të Afrikës së Veriut.

Siç thanë zyrtarët e shtetit libian, lodra, së bashku me një pajisje shpërthyese, u gjet në një shtëpi në Tripoli menjëherë pasi komanda libiane u tërhoq nga kryeqyteti.

Arushi ishte vendosur nën tryezë ndërsa granata ishte ngjitur pas shpine. Megjithatë, ky nuk ishte një zbulim i zakonshëm lufte. Një analizë e fotografive dhe e numrave serik në granatë tregon se Serbia vazhdon të eksportojë armë në Libi përkundër embargos së KB.

Përkatësisht, gazetarët e BIRN pohojnë se bëhet fjalë për një granatë HPP M62P10 120 mm, numër 01/2019, e cila është prodhuar vitin e kaluar nga një prej prodhuesve më të mëdhenj të armëve në Serbi – Krusik – i cili është në pronësi të shtetit.

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë ndër blerësit më të mëdhenj të armëve të prodhuara serbe. Emiratet u identifikuan në një raport të KB të lëshuar në fund të vitit të kaluar si një nga shkelësit kryesorë të embargos së armëve gati dhjetëvjeçare në Libi. Sipas Balkan Insight, Serbia, e cila dëshiron të rindërtojë një industri armatimi dikur shumë të fortë, është përfshirë fuqimisht në këtë proces.

Si nënshkruese e Traktatit të Tregtisë së Armëve të KB, Serbia ka një detyrim të refuzojë të shesë armë në një vend tjetër nëse beson se marrësi i fundit i atyre armëve nuk është “përdoruesi i fundit”. Ky rregull është zbatuar për vite me radhë në armatimin e shumë fraksioneve që luftojnë në Siri, Libi dhe Jemen.

Ministria serbe e tregtisë, e cila është përgjegjëse për eksportimin e armëve, nuk iu përgjigj kërkesës për koment nga gazetarët e BIRN, dhe as përfaqësuesit e Krusik.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

8 minuta ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

10 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

20 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago