LAJME

Fushata e politikanit gjerman habit të gjithë: Kam vendosur të mësoj shqip

Tabloidi gjerman BILD i ka kushtuar vëmendje fushatës që po bën politikani i SPD-së, Markus Schreiber. Ai është fokusuar tek komuniteti shqiptar që jeton në Gjermani. Ai madje ka postuar disa video në TikTok duke folur shqip. “Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë, të paktën jo në Hamburg” – thuhet në shkrimin e BILD.

Sipas të njëjtave burime, brenda një kohe shumë të shkurtër, anëtari i këshillit të qytetit, ka marrë mbi 304 mijë pëlqime me postimin e tij të parë dhe mbi 161 mijë në të dytin. BILD shkruan se ky është një rekord pasi normalisht shifra të tilla për politikanët lokalë nga Hamburgu janë në intervalin e 4 ose maksimumi me 5 shifra.

Schreiber po përpiqet të tërheqë votuesit me origjinë shqiptare në zonën e tij elektorale, e cila shtrihet në jug të qytetit. Në total, janë rreth 9 mijë votues të mundshëm nga komuniteti shqiptar që mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme shtetërore më 2 shkurt.
Schreiber e trajton këtë çështje shumë thjeshtë.

“Po mësoj shqip”, – thotë ai në videon e parë. Dhe pastaj shpjegon se çfarë do të thotë në shqip “mirupafshim” dhe “lamtumirë”. Ai tregon me duar edhe simbolin kombëtar shqiptar, “Shqiponjën dykrenare”.

Shifrat tregojnë se kjo mesa duket kjo është pritur mirë nga shqiptarët vendas që jetojnë në Hamburg dhe që lejohen të votojnë. Ligji për Hamburgun të lejon që edhe me 5 ose 6 mijë vota personale mund të zgjidhesh në parlament.

Schreiber tha për BILD: “E vura re këtë grup votuesish. Duket sikur një në çdo dyqan në Veddel është shqiptar. Shqipëria është një vend i madh, njerëzit janë shumë mikpritës”. Ai thotë se edhe vetë është pak i befasuar nga përgjigja e pabesueshme në TikTok: “Por mendoj se është mirë kur dashuria pranohet kaq mirë në mediat sociale. Dhe nuk ka vetëm urrejtje dhe dhunë” – thotë ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

9 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

10 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

16 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

17 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

18 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

22 orë ago