Një brazilian së bashku me dy persona tjerë tentoi ta plaçkit filialin e një poste, por kurrë nuk do të kishte besuar që edhe dikush tjetër mund të ketë revole në dorë.
Në momentin që u fut në postë, pa u menduar dy herë ia drejtoi revolen punonjëses duke ia kërkuar paratë. Por, ai nuk e shikoi fare një person që ishte para sportelit që shfrytëzoi momentin e shpërqendrimit të plaçkitësit, për ta nxjerrë nga brezi revolen, transmeton Telegrafi.
https://www.youtube.com/watch?v=JmaXmY_FLmo&has_verified=1
Kur e kuptoi se mund të veprojë, personi që po priste në sportel filloi ta qëllojë plaçkitësit me revole në kokë. Madje jo një po disa plumba e godasin në kokë dhe trup. E punonjësja që nga frika filloi t’i mbledh paratë për t’ia dorëzuar plaçkitësit mbeti e habitur me veprimin e klientit.
Mediat braziliane raportojnë se personi që e qëllon me revole plaçkitësin, është një polic ushtarak që ishte jashtë detyre, por që rastisi të jetë në vendin dhe momentin e “duhur”.