Dy video skandaloze po qarkullojnë në rrjetet sociale. Në to shihen katër zyrtarë të Medresesë “Isa Beu” në Shkup – njëri prej të cilëve është vëllai i kreut të Bashkësisë Islame në Maqedoni Sylejman Rexhepi.
Në këto video duken katër persona që derisa dëgjojnë muzikë serbe fyejnë rëndë Adem Jasharin, duke i thënë edhe se “kush i ka thanë me vdekë për Kosovë.”
Megjithëse po përdhosnin komandantin më të rëndësishëm të luftës, ata besohet që po vinin drejt Kosovës për të marrë certifikatën e veteranit të UÇK-së.
Njëri prej tyre mendohet të jetë i biri i kreut të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, z.Sulejman Rexhepi.
Për një gjë të tillë ka reaguar edhe filozofi Blerim Latifi me anë të një statusi në Facebook.
Ai ka kritikuar kulturën fetare në Maqedoni duke deklaruar se “arabizimi i krerëve fetarë,” në atë vend, “ tanimë është fakt i prekshëm”.
Po ashtu, z.Latifi ka kritikuar edhe mënyrën se si jepen mirënjohjen për kontributin në luftë.
Më poshtë keni videot në fjalë dhe statusin e z.Latifi:
Katër zyrtarë të Medresesë “Isa Beu’ të Shkupit janë duke udhëtuar në drejtim të Prishtinës. Në mesin e tyre ndodhet Qani Rexhepi, vëllau i Sylejman Rexhepit, kryetarit të Bashkësisë Islame të Maqedonisë. Udhëtimin e shoqërojnë me muzikë në gjuhën serbe. Në ekzaltim e sipër nga muzika, Qaniu fillon të shajë me gjuhë të rëndë Adem Jasharin, duke thënë mes tjerash se “kush i ka thanë me vdekë për Kosovë”. Këtë e thotë derisa janë duke shkuar në Prishtinë për të marrë një mirënjohje në shoqatat e luftës. Kjo video flet më shumë se mijëra fjalë së bashku. Arabizimi i krerëve fetarë në Maqedoni tanimë është fakt i prekshëm. Vetëm duke ndjerë e menduar si arab, ose si agjent i sherbimeve sekrete të Serbisë, ti mund të jesh aq barbar me figurën e Adem Jasharit. Secili që e ndjen veten pak shqiptar, nuk mund ta bëj një gjë të tillë. Videoja flet edhe për një fakt tjetër: mirënjohjet që sot jepen për kontributin në luftë, e kanë humbur vlerën, sepse ajo jepen pa kritere. Sot, secili horr që është i gatshëm të japë para, mund ta siguroj një mirënjohje të tillë. Nëse në këtë vend ka ende ligj, këtij horrit duhet t’i ndalohet përgjithmonë hyrja në Kosovë. Duhet të shpallet person non grata. Kjo video është edhe një argument shtesë për të vërtetën e madhe, të cilën politikanët tanë që mendjen e kanë vetëm tek votat, nuk guxojnë ta thonë. Kjo e vërtetë e madhe është: vahabizmi në trevat shqiptare është projekt krye e këput i shërbimeve serbe të inteligjencës.