Agjencia Franceze e Lajmeve(AFP) po raporton për njerëz të vrarë në qytetin Chuguiv të Ukrainës, teksa kanë shfaqur pamje të njerëzve të vrarë pas sulmit rus.
Një gropë e raketës 5 metra e gjerë shihej në mes të disa ndërtesave, ku janë dëmtuar rëndë disa të tilla.
Ky qytet ishte nga të parët që u sulmua, transmeton Gazeta Express.
Fotoreporterët e AFP-së kanë publikuar fotografi të njerëzve të vrarë pas bombardimeve ruse.
“Një djalë qau mbi trupin e babait të tij mes rrënojave të një sulmi rakete në një lagje banimi në qytetin lindor të Ukrainës, Chuguiv, ndërsa vendi u zgjua të enjten nga një pushtim rus. “I thashë të largohej,” qau burri rreth të 30-tave, pranë rrënojave të përdredhura të një makine”, shkruan KyivPost.