Qyteti i Elbistanit në provincën e Kahramanmaraş me 142 mijë banorë ka pësuar dëmet më të mëdha nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë ditën e hënë. Aktualisht, ky qytet është i pushtuar nga gërmadhat e ndërtesave, ku të pakta janë ato që kanë mbetur ende në këmbë. Mediat në Turqi kanë vënë me “shpatulla pas muri” ekspertët, sipas të cilave ata kanë gabuar rëndë me deklaratat e tyre që mund të kenë marrë shumë jetë njerëzish.
Sipas “El-aziz”, nga tërmeti i parë 7,8 rihter i raportuar fillimisht, i cili sipas autoriteteve në Turqi tashmë është fiksuar në 7,7 rihter, janë shembur vetëm 4 godina. Ndërkohë, pas këtij tërmeti, portalet shkruajnë se ekspertët mbushën hapësirën në televizione duke u shprehur se nuk parashikohet të ketë një tjetër tërmet më të fuqishëm se magnituda 6 e shkallës rihter. Por nuk ndodhi kështu. 9 orë nga tërmeti i parë, e njëjta zonë u godit nga një tjetër tërmet i fuqishëm, i cili u raportua fillimisht si 7,5 i shkallës rihter, ndërsa më pas u saktësua në 7,6 rihter. Në atë kohë, shumë persona në këtë qytet ishin rikthyer në shtëpitë e tyre të dëmtuara nga tërmeti i parë. Goditja e dytë e fuqishme ishte vrastare.
Aktualisht është vlerësuar se në këtë qytet janë shkatërruar totalisht 600 ndërtesa. Edhe Orhan Tatar, drejtori i Përgjithshëm i Rrezikut dhe Reduktimit të Tërmeteve të AFAD, i ka vlerësuar dy tërmetet e fuqishme në një periudhë të shkurtër kohë si të paprecendentë teksa dha detaje në një konferencë për shtyp.
Sipas “Yeni Şafak”, qendra e qytetit të Elbistanit është shkatërruar totalisht. Në rrugën kryesore të qytetit, “Hacı Esat Efendi”, nuk ka mbetur më thuajse asnjë ndërtesë në këmbë. Shumica e ndërtesave të shkatërruara janë nga 5 deri në 8 kate. Ndërsa në terren aktualisht janë me mijëra anëtarë të grupeve të kërkim-shpëtimit, më shumë se 2 mijë tenda janë ngritur vetëm në këtë qytet për të strehuar qytetarët që kanë mbetur pa shtëpi.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…
Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…