Gafa e parë eTrumpit si President, e quan Spanjën “një vend të BRICS”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke nënshkruar dekretet e tij të para si kreu i shtetit, e quajti Spanjën si një vend të BRICS.

Në një koment tjetër gjatë një konference për shtyp në Zyrën Ovale, Trump tha kur u pyet për shpenzimet e NATO-s se “Spanja është shumë ulët”.

Dhe siç kujtojnë mediat e huaja, bëhet fjalë për vendin që është një nga tre anëtarët evropianë të NATO-s që nuk kanë arritur ende kufirin e shpenzimeve të mbrojtjes të NATO-s prej 2% të PBB-së.

Ai më pas pyeti nëse Spanja ishte një komb i “BRICS”.

Por kjo nuk është ashtu, thekson Euronews: anëtarët kryesorë të aleancës janë në fakt Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, dhe ajo nuk ndan asnjë shtet anëtar me NATO-n ose BE-në.

“Nëse vendet e BRICS duan ta bëjnë këtë, kjo është në rregull, por ne do të vendosim të paktën një tarifë 100% për biznesin që ata bëjnë me Shtetet e Bashkuara”, tha më tej Trump.

Kujtojmë se ai ka sugjeruar që NATO duhet të rrisë pragun e saj në 5%, një shifër shumë më e lartë se buxhetet aktuale të shumicës së anëtarëve.