KRYESORE

Trump paralajmëron Rusinë dhe Ukrainën: Nëse nuk doni zgjidhje ne po largohemi, askush nuk luan me mua

Donald Trump paralajmëroi tërheqjen e  SHBA-së nga përpjekja për të arritur paqen mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ai theksoi se një skenar i tillë nuk përjashtohet nëse nuk shikon përparim si nga Rusia ashtu edhe nga Ukraina.

Deklaratat e Donald Trump vijnë menjëherë pas deklaratës së Sekretarit Amerikan të Shtetit Marco Rubio.

Presidenti Trump e bëri të qartë se “askush nuk mund të luajë me të”.

Deklaratat Donald Trump i bëri para gazetarëve gjatë ceremonisë së betimit të Mehmet Oz, i cili zyrtarisht mori detyrën si drejtor i Qendrave për Shërbimet e Medicare dhe Medicaid, të cilat ofrojnë shërbime shëndetësore për të moshuarit dhe grupet vulnerabël.

Duke iu referuar mundësisë së një marrëveshjeje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, Trump tha: “Ne do ta arrijmë atë, në mënyrë ideale. Nëse për ndonjë arsye një nga dy vendet e bën shumë të vështirë … atëherë ne thjesht do të largohemi. Shpresoj se nuk do duhet ta bëjmë këtë”.

“Unë mund të them kur dikush po luan me mua”.

Më herët, i pyetur nga një gazetar nëse kishte ndjenjën se Rusia “po luante me të”, ai theksoi se ka jetuar një jetë plot negociata dhe se është në gjendje të kuptojë kur dikush po përpiqet ta mashtrojë, duke thënë në mënyrë karakteristike: “E gjithë jeta ime ka qenë një negociatë e madhe. Mund të dalloj kur dikush “luan” me mua”.

Trump më pas e bëri të qartë: “Askush nuk luan me mua”.

Më herët,  Marco Rubio e kishte lënë të hapur mundësinë që SHBA të ndalonte përpjekjet ndërmjetësuese për t’i dhënë fund luftës.

“Nëse nuk është e mundur t’i jepet fund luftës në Ukrainë, ne do të duhet të ecim përpara.”

“Nuk është lufta jonë, nuk e filluam ne,” u tha Rubio gazetarëve përpara se të nisej nga Parisi pas një takimi dje, të enjten, me zyrtarë evropianë dhe ukrainas, ku mori pjesë edhe i dërguari special i presidentit amerikan, Steve Witkoff.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago