Televizioni finlandez ka publikuar pamjet e papublikuara më parë të atentatit ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico, që ndodhi në maj të vitit të kaluar.
Transmetuesi publik finlandez Yla transmetoi një dokumentar 50-minutësh për Sllovakinë, në të cilin përfshinte këtë pamje të paparë më parë të një atentati ndaj kryeministrit sllovak.
Videoja tregon një nga incidentet më të mëdha në Sllovaki, pikërisht momentin kur një person qëlloi ndaj kryeministrit Fico, dhe më pas rojet e sigurisë që e futën atë në limuzinë, të plagosur.
Në video shihet e gjithë ngjarja si dhe reagimi i Ficos kur sulmuesi qëllon mbi të.
Regjistrimi u bë nga një ekip mediatik sllovak që planifikoi të përdorte pamjet për një transmetim lajmesh pak kohë pas vetë ngjarjes.
Gazetarët ia dorëzuan pamjet shërbimeve të policisë dhe agjencive hetimore, dhe më pas televizionit finlandez, i cili realizoi një dokumentar.
“Ne i kushtuam vëmendje faktit që ky nuk do të jetë një reportazh lajmesh, por një dokumentar që do ta prezantojë atë ngjarje. Ka kaluar shumë kohë dhe kryeministri është gjallë dhe shëndoshë,” tha Dana Reindlova, një gazetare që mori pjesë në incident.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…