FOTO&VIDEO

Ganezja: Shqiptari më martoi për letra, do të më marrë fëmijën

Margaret Brown, një ganeze jeton në Britani dhe është nënë e një fëmije ka rrëfyer se si një shqiptar u martua me të për letra dhe po bën çdo gjë që t’i marrë vajzën.

Në një intervistë për STV Africa, Margaret tha se babai i vajzës u lidh me të për të siguruar qëndrimin e tij në Britani. Si përfundim, ai e braktisi sapo Margaret solli në jetë vajzën.

Për të patur leje qëndrimi e më pas pasaportë angleze, avokatët i thanë se e vetmja rrugë për tu bërë rezident në Angli ishte të kishte një fëmijë. Kështu më bënte gjithmonë presion që të bëheshim me fëmijë. Unë e quaj “mrekulli” vajzën time se merrja kontraceptivë dhe as nuk e dija që ishte shtatzënë derisa u bëra 5 muajshe”, tha ajo.

Pasi solli në jetë foshnjen, Margaret e nxori nga shtëpia dhe nuk u kujdes më për fëmijën. Megjithatë kishte punësuar njerëz që ta informonin për çdo lëvizje të saj.

“Avokatët këtu thonë se babai mund të marrë kujdestarinë e fëmijës nëse nëna ka probleme të shëndetit mendor ose është e dhunshme. Ai u përpoq të shkaktonte situata të ndryshme që ti përdorte kundër meje. Ai i kërkoi fqinjit tim të shkatërronte makinën time vetëm të shihte se si do të reagoja”, shtoi Margaret.

Gjithçka ajo po kërkon është që dikush ta ndihmojë që të gjejë një apartament jashtë Londrës në mënyrë që shqiptari të mos e gjejë më. “Unë nuk kam nevojë për të sepse nuk më ndihmon me fëmijën”, përfundoi Margaret./Tch

 

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

5 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

13 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

16 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

18 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago