Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, i ka bërë thirrje kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, që ta bëjë marrëveshjen me LDK’në për formimin e Qeverisë së re.
Sipas tij, nëse nuk formohet Qeveria deri më 4 shkurt, pushtetin do ta marrë Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
“Në vitin 2006, atëherë i kam pas thanë Fatmir Sejdiut. O President ma bre burrë, mos na merr në qafë se juve që po kërkoni pushtet në këtë mënyrë pushtetin ka me ua marrë Hashimi. E njëjta vlen për Albin Kurtin”.
Postimi i plotë:
Thirrje për Albin Kurtit, oooo Albin Kurti ulu bre burrë e bane marrëveshjen me LDK-në se në këtë mënyrë qysh ju që po doni pushtet pas 4 Shkurtit afatit kushtetues nëse ti nuk e formon qeverinë, pushtetin ka me ua marrë Hashimi.
Në vitin 2006 , atëherë i kam pas thanë Fatmir Sejdiut.
Ooooo Fatmir Sejdiu (o President) ma bre burrë, mos na merr në qafë se juve që po kërkoni pushtet në këtë mënyrë pushtetin ka me jav marrë Hashimi!
E njejta vlen për Albin Kurtin.