POLITIKE

Gani Geci ftohet nga Gjykata Speciale, shpreson të jetë dëshmitar e jo i dyshuar

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Drenica, Gani Geci ka pranuar ftesë nga Gjykata Speciale për tu intervistuar.

Lajmin e ka dhënë vet Geci në një postim në llogarinë e tij në Facebook. Ai shpreson të jetë i ftuar si dëshmitar, e jo si i dyshuar për krime lufte.

Njoftimi i plotë:

Te dashur miq

Pas marrjes në pyetje të presidentit të Republikës së Kosovës nga Gjykata Speciale e Republikës së Kosovës me seli në Hagë, dje pas dite kam pranuar një thirrje telefonike nga një hetues i Gjykatës Speciale të Republikës së Kosovës për krime të luftës nga kjo Gjykatë dhe me është thënë se muajin shtatorë duhet të udhëtojë për në Hagë për tu marrë në pyetje nga prokuroria Speciale, unë kam kërkuar ftesën me shkrim dhe më është thënë që ditët në vijim do të ma sjellin edhe ftesën me shkrim.

Unë do ta shfrytëzoj të drejtën time ligjore dhe do ti përgjigjem kësaj ftese dhe të gjitha pyetjeve të Prokurorisë për as sa mundem dhe di.

Dua të theksojë se unë nuk kam nevojë për Avokat, avokat për veten time jam vetë.

Pasi të kthehen nga Haga nëse do të kthehem Qeverisë së Republikës së Kosovës do t’ia paraqesë kërkesën që të mi mbulojë shpenzimet mia njëjët si Sylejman Selimit dhe të tjerëve.

Qeveria është e obliguar me ligj qe ti mbulojë shpenzimet të gjithëve njisojē.
Shpresoj të jem i ftuar si dëshmitarë e jo si i dyshuar.

Gjykata Speciale por edhe të gjithë opinioni publikë do ta kuptojnë një ditë se si duhet të mbrohet lufta për liri kundër Okupatorit shekullorë Serbë dhe si do te demaskohen individët qe luftën për liri e përdorën si mjet duke vra kundërshtarë politik për të ardhur më pushtet pas lufte duke u mundua me i njollos familjet me të forta në Republikën e Kosovës me Komunikata e propaganda nga ma te flliqtat kundër këtyre familjeve për të arritur qëllimet e tyre politike.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

51 minuta ago
  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

13 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

20 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

24 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

1 ditë ago