Ish-luftëtari i UÇK-së, Brahim Qorri, ka rrëfyer dje në Zonën B në Klan Kosova se Gani Geci e kishte vrarë Ruzhdi Shaqirin pa faj, por gjykata nuk e kishte ftuar për të dëshmuar.
https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/650000215744100/
Qorri ka treguar në detaje për telefonatën që e kishte pasë nga burgu me Gani Gecin, ku ishin përmendur shumë emra.
Mirëpo, këtë komunikim mes tyre sonte e ka mohuar ish-luftëtari i UÇK-së, Gani Geci, përmes një rrëfimi në Zona B në Klan Kosova.
“Nuk e kam thirrë në telefon, sepse nuk e kam ditur që Brahimi ka qenë në burg dhe as që ka pasë lidhje me ta. Babai i Brahimit është nip i Sabitit. Qorri është nip i Sabitit, këta njihen më mirë. Problemi është që nuk e kam thirrur Brahimin”.
Megjithatë, Geci ka thënë se ai nuk ka pasë marrëdhënie të tensionuara me Qorrin.
“Kur Brahimi ka dalë prej burgut ka ardhë te unë në Llaushë. Ai më ka thënë mua t’i them vëllait të Smajl Hajdarit të vijë të më shohë. E gjitha kjo ngjarje ka shkuar përmes organeve kompetente dhe unë ende nuk e di pse i ka bërë këto gjëra. Ai më ka thirrur për të treguar se kush i ka bërë vrasjet”.
“Ne po e kërkojmë gjenezën e problemeve. Nuk po i lë faj Brahimit [Qorrit]. Ne nuk kemi pasë kurrfarë telashe pasi ne e kemi mbrojtur shtetin e Kosovës”.
Geci ka thënë që hera e parë që i ka folur një serbi në Kuvendin e Kosovës ka qenë kur është takuar me Sllavisha Petroviqin.
“Petroviqi rrinte me Hashimin Thaçin dhe unë i pata thënë: ‘Jeni bërë si Boro e Ramizi’. Por, unë edhe sot nuk jam i hidhëruar as me Thaçin as me Rexhep Selimin. Unë nuk kam faj që ata kanë telashe me njëri-tjetrin”.