Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ka reaguar ashpër lidhur me deklarimet e Lëvizjes Vetëvendosje për shkuarje në zgjedhje të reja.
Përmes një shkrimi Geci paralajmëron partinë e Albin Kurtit, se kurrë më dita nuk ka me ju ardh.
Sipas Gecit, Vetëvendosje është duke u frikësuar negociatave me Serbinë, përcjell “Bota sot”.
“Do t’i tregojmë popullit se ju nuk keni as aftësi e as guxim me marrë përgjegjësi! Do t’i tregojmë popullit se ju po i frikoheni negociatave me Serbinë”, është shprehur Geci në Facebook.
Ja reagimi i plotë:
Prej sante kur të doni shkojm ne zgjedhje kurrë më dita s’ka me ju ardhe.
Ju kemi mendu ndryshe po shumë të pandershëm ishit, ma shumë po mundohni me bërë shantazhe e dredhi atyre që po i ftoni në bashkëqeverisje se sa PDK-së që ju kanë sundu që 12 vjet.
Do ti tregojm popullit se ju nuk keni as aftesi e as guxim me marrrë përgjegjësi!
Do ti tregojm popullit se ju po i frigoheni negociatave me Serbinë .
Qysh tani pa ja fillu ende jeni dorzu e keni pa se asnjë nga premtimet s’keni me mujt me realizu sepse gjatë fushatës e keni lëshuar hajatin më të madhë se odën.