POLITIKE

Gani Geci propozon që VV dhe LDK t’i ndajnë ministritë si me short futbolli

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka dal me një propozim për LDK-në dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Geci përmes një postimi në Facebook, ka paraqitur propozimin e tij për ndarjen e pushteteve nga LDK-ja dhe VV-ja.

Ai ka shkruar se “një ministri ma shumë logjikisht i takon LDK -së per arsye se VV e ka postin kryesor te shtetit dhe nga 12 ministrit 5 t’i merr VV dhe 7 t’i merr LDK e ndarja e ministive tjera te bëhet me short“.

Postimi i plotë:

Propozim im per LDK dhe VV per ndarjen e pushteteve!

Pas perafrimiti te punes nga grupet punuse dhe perafrimit te programeve dhe gjetjes se mesit te dy programeve te kunderta, bashkeqeverisja LVV- LDK do të ishte ne te mirë te qytetarve ngjashem me CDU me SPD qe kan qeverisur tash disa mandate në Gjermani.

Fillimisht te merren vesh rreth postit te kryetarit te Kuvendit sepse pa u konstituar Kuvendi nuk mund te zgjidhen organet tjera .

Duke pasur parasyesh qe VV dhe LDK janë marrë veshë para zgjedhjeve qe posti i kryministrit ti takojë partisë e cila i fiton zgjedhjet atëhere kjo çeshtje është e zgjidhur më 6 tetor.

Një ministri ma shumë logjikisht i takon LDK -së per arsye se VV e ka postin kryesor te shtetit dhe nga 12 ministrit 5 t’i merr VV dhe 7 t’i merr LDK e ndarja e ministive tjera te bëhet me short .

Te shkruhen emrat e ministrive ne leter prej 1 deri ne 12 dhe te hidhen mbi tavolin e zgjedhja te bëhet me shor si në kampionatet e futbollit.

E para merr një numer LDK e dyta merr VV dhe keshtu te me radhë ti marrin numrat deri ne 12 dhe ato ministri qe ua ka ra shorti, le ti udhëheqin secila parti. Dy ministri le ti marrin minoritetet ne bazë te Kushtëtutes dhe qeveria ti kete terësisht 14 ministri duke ia shtuar 2 ministri minoriteteve .

Ndersa postet tjera ti ndajnë 50 % me 50% dhe kjo do të ishte formula ma e mire pêr marrëveshje pa zhurmë të madhe .

Nese VV nuk do ta pranonte ketë formulë te ndarjes se pushteteve VV duket qartazi se nuk deshirojnë ta formojn Qeverin.

Edhe posti i presidentit te mirren vesh qe ti takoj LDK pas perfundimit te mandatit te presidentit aktual .

Kjo do te ishte formula ma e mirë për marrëveshje LDK VV .


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

20 minuta ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

51 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

15 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago