Gani Geci: Rugova e la amanet që aty ku duartrokasin Qosja e Surroi, ju nipat e nacionalistëve mos duartrokisni

Ish-deputeti i LDK’së, Gani Geci ka treguar një nga amanetet e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Geci ka thënë se Rugova la amanet se aty ku duartrokasin Rexhep Qosja dhe Veton Surroi, nipat e nacionalistëve të mos duartrokasin.

Ai po ashtu i ka reaguar shumë ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në të cilat ky i fundit nuk e ka përjashtuar një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës. Ai tha se Vetëvendosje ka lindur nga PDK’ja.

Postimi i plotë i Gecit:

Se LVV është pjell e PDK -es dhe të se te dya bashkë e kan nanë LPK -ën këto i kam thënë e i kam përserit e po e përseris që 22 vjet.

Ështe nji fjalë e urtë;

“Çka të pjellë maca gjitë e han minin”.

E kam ni amanet prej Presidentit Rugova aty ku duartrokiasin Rexhep Qosja dhe Veton Surroi ju nipat e nacionalistave mos duartrokisni.