Në emisionin Frontal në T7, deputetja Musliu e ka përdorur një krahasim me “pulë të keqe” për kryeparlamentaren Vjosa Osmani
E pas kësaj kësaj dhe kritikave që pasuan Musliu është sqaruar duke thënë se nuk e ka ofenduar Osmanin, porse ka përdorur një fjalë të popullore.
“Perdorimin e nje fjale popullore mund ta quajnë ofendim vetëm ata që nuk kanë njohuri për thesarin tonë popullor. Fjalët e urta janë udhërrëfyes. Janë extrakt i nxjerrë nga përvoja e jetës”, ka shkruar ajo.
Deputetja e PDK-së ka deklaruar të hënën në Frontal se Osmani po e luan kartën e viktimizimit.
“Megjithatë me një fjalë po e përmbledhi, ti je rritë në fshat unë në fshat, ato pulat e kqija që e kanë hangër drithin në shtëpi të vet, e vonë e kanë ba në kojshi s’kanë as të ardhme. E ardhmja e saj politike nuk është në ditët më të mira të saj”, ka thënë Musliu.