Deputeti nga radhët e LDK’së, Arben Gashi ka reaguar pas publikimit të disa bisedave të montuara mes anëtarëve të kësaj partie. Ai ka njoftuar se rasti është denoncuar në polici dhe prokurori nga deputeti Driton Selmanaj.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gashi i ka ftuar ata që i kanë shpërndarë këto biseda që të përballen me të vërtetën në sallën e Kuvendit, duke aluduar kështu për përkrahësit e Vetëvendosjes.
“Rasti i mashtrimit të publikut është denocuar në polici dhe në prokurori, nga deputeti Driton Selmanaj. Përgjegjës është kushdo që shperndanë këto shpifje”, ka shkruar Gashi.