Gati për pushime?

Ka nisur koha të mendojmë për pushimet. Për këtë, A2 është ndalur në Vlorë, nga këtu do t’ju tregojmë një rrugë drejt brigjeve më të bukura shqiptare.

Dielli na tregon rrugën. Do të udhëtojmë drejt ngjyrave të mrekullueshme të detit të Palasës. Pastaj, në fshatrat me banesa karakteristike të Dhërmiut, Drimadhesit e Vunoit. Do të ndalojmë në Gjirin e preferuar të rinisë, aty ku gëlon edhe jeta e natës, edhe qetësia e ditës, në Jalë.

Megjithatë, ndalesa jonë do të jetë në Himarë, aty ku e gjejnë veten të rinjtë, por edhe familjarët, aty ku ofrohen mundësitë më të shumta të hotelerisë dhe shërbimeve turistike, e nga ku mund të shkohet lehtësisht në të gjitha këto brigje detare. Ne do të shëtisim në vendet më të frekuentuara për të parë nëse vërtet jemi gati për një sezon të mirë.

Për më shumë, ndiqni specialen e përgatitur nga gazetarja Luela Myftari…