POLITIKE

Gazeta austriake: Qeveria e re e Malit të Zi është pjesë e planeve të “botës serbe”, do të ketë lidhje me Rusinë e Kinën

Gazeta austriake “Der Standard” ka shkruar për qeverinë e re në Mal të Zi, duke thënë se ajo është pjesë e planeve “të mëdha serbe” me togfjalëshin “bota serbe”. Nuk është rastësi që presidenti i Republikës Srpska Dodik para formimit të qeverisë tha se serbët duhet të formojnë një shtet të vetëm në këtë shekull.

“Qeveria e re në Mal të Zi dëshiron të anëtarësohet në BE, por edhe të afrohet me Serbinë”, është titulli i gazetës vjeneze Standard.

Formimi i dhimbshëm i koalicionit qeverisës në Podgoricë zgjati shumë, përshkruan gazeta, gjashtë muaj pas zgjedhjeve.

Në fund kryeministër u bë Milojko Spajiq nga lëvizja “Evropa tani”. Standard e përshkruan atë lëvizje si “të përcaktuar politikisht të paqartë dhe centriste” dhe “të afërt me regjimin në Serbinë fqinje”.

Koalicioni mbështetet nga “partitë pro-ruse”, sipas korrespondentit të gazetës Adelhajd Velfl, duke shtuar se mbështetje kanë dhënë edhe dy parti shqiptare.

Ajo thekson se regjimi i mëparshëm i Milo Gjukanoviqit ishte “konsideruar i korruptuar”, por se nën të “ishte e qartë se Mali i Zi refuzoi ndikimin e regjimit në Serbi dhe ndikimin rus në Ballkan”.

“Spajiq tani ka premtuar se do të përmirësojë marrëdhëniet tashmë të mira me fqinjët e tij, me të cilat në të vërtetë ka nënkuptuar Serbinë”, shkruan gazeta e Vjenës, përcjell DW.

Nuk është rastësi, thotë gazetari, që “nacionalisti pro-rus” Milorad Dodik, para formimit të qeverisë në Mal të Zi, ka thënë se serbët në këtë shekull duhet të formojnë një shtet të vetëm të përbërë nga Serbia (duke përfshirë edhe Kosovën), Republika Srpska dhe Mali i Zi.

Duke kujtuar se Ministria e Punëve të Jashtme në Podgoricë njoftoi se Mali i Zi është i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht, autori vëren se “bota serbe” është në fakt një emër tjetër për “Serbinë e Madhe”.

“Bota serbe nuk nënkupton tërheqjen e kufijve të rinj me çdo kusht – para së gjithash ka të bëjë me ndikimin në nivel të propagandës dhe institucioneve. Ideja e ‘botës serbe’ i shërben edhe interesave të Kremlinit, i cili kërkon gjithmonë trazira dhe destabilizime në Ballkan”, shkruan gazeta.

Velfl vlerëson se “një sulm i terroristëve të Serbisë së Madhe në veri të Kosovës” ka ndodhur në shtator,

“Në Mal të Zi, ato forca të Serbisë së Madhe po përpiqen të minojnë konsensusin civil”, thotë ajo.

Teksti përfundon me përkujtimin se kryeministri i ri Spajiq synon të merret kryesisht me ekonominë. Mali i Zi, shkruan Standard, hapi të gjithë kapitujt e negociatave në negociatat me BE-në, por mbylli vetëm tre.

“Është e sigurt që në qeverinë e re ka forca të forta centrifugale. Mali i Zi, për sa i përket luftës së Kremlinit kundër Ukrainës, është në fushën e presionit të lartë gjeopolitik”, theksohet në tekst.

“Jo të gjithë duan transparencë, një gjyqësor të pavarur dhe liri civile, por të forcojnë lidhjet me Rusinë dhe Kinën. Njerëz si Spajiq duan mbi të gjitha të çrregullojnë tregjet dhe të tërheqin investitorë”, shton teksti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

19 minuta ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

15 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

18 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

20 orë ago