Serbia do të duhet të vendos ndërmjet NATO-së dhe Rusisë, shkruan gazeta sllovene “Delo” në komentin rreth rëndësisë së zbulimit të aferës në Serbi, gazeta vlerëson se “skandali i spiunëve” , ku është përfshirë agjenti rus, do të ketë pasoja të thella politike në Serbi dhe në raportet mes tyre janë në problem të madh.
“Ndonëse kishte përpjeke të relativizmit të skandalit, ka dyshime në sinqeritetin e mbështetjes ruse që e pret opinioni serb, shkruan “Delo” në komentin me emrin “Tregti me ndikimin malinj rus”.
Gazeta konstaton se në lojë mund të jetë mosbesimi i Moskës në atë sa është i fortë qëndrimi i Serbisë për neutralitetin ushtarak dhe dyshimet se zyrtarët e lartë serb janë më afër NATO-së se që dëshmohet në opinion.
“Mbështetësit e këtij skenari mbështeten në përpjekjet e deputetëve rus që të ndërtohet qëndrimi i neutralitetin ushtarak në Kushtetutë. Ky është qëllimi i Kremlinit në përpjekjet për të evituar flirtimin e Beogradit me NATO “, thotë “Delo”.
Aty tërhiqet vërejtja se rasti i “skandalit të spiunimit” i organizuar në Beograd mund të jetë shenjë e fillimit të largimit të Serbisë nga Rusia.
Gazeta konstaton se presidenti rus Putin ka sfera më të rëndësishme interesi se Ballkani dhe bllokimi i NATO-së dhe potencon se Rusia mund të heq dorë nga Ballkani, pa luftë në dobi të sponsorimit amerikan, nëse ShBA dhe BE i mundësojnë Moskës që të legalizoj “aneksimin e Krimesë nga juglindja e Ukrainës”.
Në “Delo” përfundohet se ka pak gjasa që Serbia mundet që të ndjek rrugen e neutralitetit përgjithmonë.
“Pozita e saj gjeo-strategjike kërkon që ajo ose të i bashkohet Rusisë apo NATO-së dhe të ndaloj të pranoj flirtimin e pafund herë me njërn e herë me palën tjetër”, thuhet në “Delo”.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…