POLITIKE

Gazeta më e madhe franceze, Le Monde për vizitën e Macronit në Beograd: Ai nuk foli për nxitjen e trazirave në Kosovë nga Vuçiqi

Aeroplani luftarak me shumë funksione Rafale, i ndërtuar nga Dassault Aviation, më në fund po merr suksesin që priste jashtë vendit.

Ai peshon shumë në eksportet franceze të armëve, të cilat e kanë ngritur Francën në vendin e dytë në mbarë botën për nga vlera e eksportit, sipas raportit të fundit nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimit të Paqes në Stokholm, të botuar në muajin mars. Shumë prapa Shteteve të Bashkuara, por tani përpara Rusisë, shkruan gazeta më e madhe franceze, Le Monde.

Libri i porosive të Dassault Aviation është aq i mbushur sa që prodhuesi po ka vështirësi që t’i prodhojë me kohë.

Kontrata e fundit e madhe u nënshkrua të enjten më 29 gusht në Beograd, ku kishte udhëtuar presidenti francez, Emmanuel Macron. Ai la për një moment procesin e kërkimit të një kryeministri të ri të Francës dhe udhëtoi drejt kryeqytetit serb, ku mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të shitjes së 12 Rafaleve, për një shumë që i afrohet tre miliardë eurove.

Përderisa suksesi tregtar i këtij operacioni – i cili ka qenë në zhvillim e sipër që nga shitja e 12 modeleve të tjera tre vjet më parë për Kroacinë, fqinji dhe rivali rajonal i Serbisë – është i pamohueshëm, dimensioni diplomatik është shumë më i diskutueshëm. Që në fillim, projekti është konsideruar i ndjeshëm, dhe me të drejtë, për shkak të lidhjeve të Serbisë me Rusinë e Vladimir Putinit.

Serbia, kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), nuk i zbaton sanksionet e vendosura nga evropianët ndaj Moskës pas pushtimit të Ukrainës. Ndryshe nga linjat ajrore të BE-së, Air Serbia vazhdon të fluturojë drejt Moskës. Beogradi ka porositur gjithashtu helikopterë luftarakë dhe bateri të mbrojtjes ajrore nga Rusia dhe Kina.

Masat paraprake të nevojshme

Pallati Elysee po mbron pikërisht argumentin e kundërt për të justifikuar shitjen e Rafale, të cilën e sheh si një mjet për ta “rreshtuar Serbinë krah Evropës”, në vend që ta lërë atë të kalojë në një zonë gri që Moska dhe Pekini po përdorin për të ushtruar ndikimin e tyre.

Blerja e Rafales për të zëvendësuar flotën serbe të aeroplanëve të lodhur rusë MiG-29 shënon një “ndryshim strategjik”, “historik dhe të rëndësishëm”, tha presidenti francez.

Ai është i bindur se “klubi Rafale”, në të cilin Serbia bashkohet me Greqinë dhe Kroacinë, përkundrazi mund të “kontribuojë në paqen në Evropë” dhe të nxisë integrimin rajonal.

Askush nuk do të kundërshtojë përfitimet për Francën dhe Evropën nga pajisja e forcave ajrore serbe me aeroplanë francezë dhe jo rusë – apo edhe amerikanë.

Një shitje e tillë nënkupton një lidhje të zgjatur me vendin prodhues, në drejtim të trajnimit, mirëmbajtjes dhe furnizimit me pjesë këmbimi.

Por duhet të shpresojmë që çdo masë paraprake të jetë marrë për të garantuar mbrojtjen e teknologjisë dhe njohurive të përfshira në Rafale, në një vend ku shtetasit rusë kanë liri veprimi dhe ku prodhuesit kinezë dhe rusë të mbrojtjeve kundërajrore do të kenë mundësi të verifikojnë performancën e tyre në kohën e tyre të lirë.

Së fundmi, forca më e fuqishme që shtyn integrimin e Serbisë në gjirin e Evropës nuk gjendet nën kabinën e Rafaleve, sado të aftë të jenë ato.

Pengesat kryesore për këtë afrim janë nacionalizmi dhe mënyra autokratike e drejtimit të vendit nga presidenti Aleksandar Vuçiq, i cili censuron median, keqtrajton kundërshtarët dhe nxit trazira në Kosovë, pavarësinë e së cilës ai e refuzon. Fatkeqësisht, presidenti Macron nuk kishte asgjë për të thënë rreth kësaj të enjten në Beograd.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

22 orë ago