Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë hedhur menjëherë poshtë propozimin e mbrëmshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e pjesshme dhe me kushte të tarifës ndaj mallrave nga Serbia.
Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ka bërë të ditur se SHBA-të nuk i mbështesin masat gjysmake të Kurtit, por duan heqjen e plotë të taksës, shkruan Reporteri.net.
Këto zhvillime i ka komentuar edhe gazetari i njohur britanik, Tim Judah, se oërderisa Kurti e ka kundërshtuar ekipin e ambasadorit Grenell, në anën tjetër i dërguari Special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimore, Mathew Palmer po qëndron i heshtur.
Sipas Judah Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar nuk e thonë publikisht por mendojnë se Grenell po krijon probleme duke inkurajuar Hashim Thaçin, fuqia e të cilit ka rënë.
“Moment interesant. Kryeministri Albin Kurti ka kundërshtuar skuadrën e Richard Grenellit, ndërsa ekipi i dytë i SHBA-së, Palmers po heshtin. Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar nuk e thonë publikisht por mendojnë se Grenell po krijon probleme duke inkurajuar Hashim Thaçin, fuqia e të cilit ka ra. Çfarë tjetër Kosovë”, shkruan ai.