Përmes një lidhje direkte nga një zonë më e sigurt e Sirisë, gazetari i A2, Julian Kasapi ka sjellë të detajuar të gjithë udhëtimin e tij brenda kampit të Al Hawl.
Gazetari i A2 tregoi historinë se si hyri në kamp, ecejaket brenda tij, kërkimin e shqiptarëve, dhe bisedat me ta.
“I gjithë operacioni ka qenë i vështirë, duhet të kaloheshin disa procedura për të marrë leje, për të hyrë në pjesën e jashtme të kampit. Asnjë gazetar nuk lejohej të hynte në kamp, sidomos në seksionin e të huajve që ishte ndër më të radikalizuarit. Brenda kampit ka patur vendosje minash, vrasje dhe për këtë arsye forcat e sigurisë nuk kanë lejuar hyrjen në brendësi. Kur ne u futëm kishte informacione se do të rrëmbeheshin disa persona. Na u dha mundësia për të hyrë kur e mësuan se vinim nga Shqipëria për të kërkuar shqiptarët që ndodheshin në këtë kamp. Kampi ishte i përbërë me gra dhe fëmijë nga vende të ndryshme të botës. Pas gati 3 orësh kërkime gjetëm një vajzë të vogël që na foli shqip e cila na çoi pranë familjes së saj, Bëhet fjalë për 30-40 persona, por nuk dihet numri i saktë pasi zhvendosen brenda në kamp”, raporton gazetari Kasapi.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…