Gazetari i Shëndetësisë, Bujar Vitija, thotë se mbrëmë në Klinikën Infektive, dyshohet se katër persona të prekur me coronavirus kanë vdekur nga mungesa e rënies së oksigjenit.
Vitija thotë se fatkeqësisht rënia e oksigjenit nuk është lajm në QKUK. Ai thotë se edhe vitin e kaluar, kur ministër ishte Uran Ismaili dhe në vitin 2017 kur ministër ishte Imet Rrahmani ka pasur rënie të oksigjenit, por shton se nuk është ndërmarrë asnjë masë nga shteti, konkretisht as nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës e as nga Prokuroria e Shtetit, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Mjeket dhe infermieret e Infektives mbreme e kane perjetuar tmerrin pas ores 1 te mesnates. Kater paciente kane vdekur ne te njejten kohe, nje tjeter eshte arritur te shpetohet. Dyshimet e para lidhen me renien e oksigjenit ku pacientet kane qene duke u furnizuar me CPAP ne intensive por edhe ne reparte.
Fatkeqesisht renia e oksigjenit ne QKUK nuk eshte lajm. Ka ndodh edhe ma heret dhe ndonese anesteziologet kane arritur t’i menaxhojne rastet ata kane reaguar per keto probleme. Vitin e kaluar rezervari i oksigjenit qendror ka pas defekte dhe nuk dihej nese tregonte sasine e sakte a po jo. Bile ka pas nderprerje edhe ne intensiven qendrore. Per te gjitha keto kam raportuar ne Gazeten Shneta.
Nese vertetohen keto dyshime, atehere pergjegjesit dihen. Por shpresoj te mos mbetet ne sirtaret e Prokurorise sikurse rasti i oksidulit ne vitin 2017.