Gazetari britanik Tim Judah, njohës i zhvillimeve në Ballkan, ka komentuar deklaratën e Presidentit Hashim Thaçi për takimin me Isa Mustafën.
Presidenti i vendit. pas takimit kreun e LDK’së, Isa Mustafa dhe nënkryetarin Lutfi Haziri, ka shkruar se me ta u pajtua që të kenë qëndrime të unifikuara për cështje të rëndësishme të vendit.
Gazetari Judah thotë se si Mustafa unifikoi qëndrimet me LDK’në, derisa është në bashkëqeverisje me kryeministrin Albin Kurti.
“Nëse qëndrimet e LDK’së janë të unifikuara me ato të Presidentit Hashim Thaci, në cështjet kyce, a do të thotë kjo që më nuk është e unifikuar me Kryeministrin Kurti, me të cilin po bashkëqeverisin”, ka shkruar Judah.
Ndërkaq Presidenti Thaci sot ka planifikuar takime me të gjithë liderët e partive që janë pjesë e Kuvendit. Ai maratonën e filloi me Mustafën e Haziri.
Thaci e ka falëndëruar ish-partnerin e tij që gjithmonë ka qenë konstruktiv për cështjet shtetndërtuese.
“Takim i shkëlqyeshëm i punës me ish-kryeministrin dhe liderin e LDK’së, z. Isa Mustafa. Ne u pajtuam që të kemi një qëndrim të unifikuar për cështje kyce të vendit. Falëndërues që z. Mustafa dhe LDK’ja kanë qenë gjithmonë konstruktiv në cështjet shtetndërtuese”, ka shkruar Thaci.