Nëse jeni të dhënë pas “ngjarjeve” të qiellit, atëherë të martën duhet ta shënoni na kalendar. Mbrëmjen e së martës shënohet piku i shiut të meteorëve Geminid.
I njohur ndryshe si “Mbreti i Shirave të Meteorëve”, Geminid jep thajse gjithmonë shfaqje. “Yjet” e Geminid-it kanë nisur të bien që nga 4 dhjetori dhe do të vijojnë të vizitojnë qiellin deri më 20 dhjetor, por piku pritet në datat 14-15.
Gjatë pikut, parashikohet që mbi 150 meteorë të shuhen në atmosferën tonë çdo një orë.
Kujtojmë se meteorët prodhohen kur pjesë apo mbetje nga kometat apo asteroidët futen në atmosferën e planetit tonë. Duke udhëtuar me një shpejtësi prej 70 km për sekondë, mbetjet e kometave nisin të avullojnë teksa prekin atmosferën duke krijuar kështu dritë në qiellin e natës.
Geminid-ët vijnë nga një asteroid i njohur si 3200 Phaethon.
“Ndryshe nga kometat, asteroidëve nuk u krijohen bishta kur i afrohen diellit pasi kompozimi i tyre është i ndryshëm,” shpjegojnë Muzetë Mbretërorë të Greenwich.
Kur të arrijë pikun në orën 20:27 të martën, numri i meteorëve çdo orë mund të shkojë deri në mbi 150.
Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…
Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…
Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…
Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…