POLITIKE

Gërvalla: Daçiq nuk pati asnjë pikë pendimi për atë që ndodhi më 24 shtator

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka deklaruar se Serbia jo vetëm që nuk është e gatshme dhe konstruktive, por homologu i saj Ivica Daçiq edhe në fjalimin e tij nuk paraqiti asnjë pikë pendimi për atë që ndodhi më 24 shtator.

Një deklaratë të tillë kryediplomatja kosovare e bëri pas takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Tiranë.

“Asnjë pikë pendimi për atë se çfarë ka ndodhur më 24 shtator, asnjë gjysmë gjesti i cili tregon që Serbia e ka kuptuar gabimin ose Serbia nuk do ta përsërisë më atë që ka tentuar të bëjë më 24 shtator”, tha Gërvalla për RTSH-në.

Ajo shtoi se ajo që ka tentuar Serbia ka qenë tentative serioze për të pushtuar një pjesë të territorit të Republikës së Kosovës.

Gërvalla tha se “nuk jemi naivë që të mos përgatitemi për sfida në të ardhmen”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

6 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

11 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

11 orë ago