LAJME

“Kosova është Shqipëri”, grekët kërcënojnë autorët që futën pankartën në stadium, një javë më parë mbyllën gojën përballë nacionalizmit serb

Shfaqja e një baneri me mbishkrimin “Kosova është Shqipëri” në shkallët e stadiumit të AEK-ut të Athinës mbrëmjen e kaluar ndërsa luhej ndeshja e dytë e Europa League mes AEK dhe Ajax-it të Amsterdamit, shkaktoi emocione pozitive mes tifozëve.

Në momentin që u shfaq baneri me mijëra tifozë të pranishëm në stadium brohoritën dhe e duartrokitën.

Fillimisht shfaqja e banerit u komentua si një kundërpërgjigje e tifozëve të AEK ndaj atyre të Olimpiakos, të cilët më 27 shtator shfaqën në stadiumin e tyre banerin “Kosova është Serbi”.

Por kur gjithçka dukej se kishte një frymë miqësore dhe pozitive ndaj shqiptarëve, pa u bërë ende 24 orë ngjarja ka marrë nje tjetër kthesë.

Ndryshe nga tifozët në stadium, drejtuesit e skudrës së AEK e kanë cilësuar nacionalist dhe shovinist mbishkrimin në baner, madje kanë kërcënuar me tone të ashpra, se do të përjashtojnë përjetësisht nga stadiumi përgjegjësit.

Reagimi i ekipit grek të AEK:

PAE AEK shpreh neverinë e saj dhe dënon pa mëdyshje paraqitjen, qoftë edhe për pak sekonda, të një pankarte me përmbajtje ekstreme nacionaliste në stadiumin tonë, e cila nuk ka të bëjë absolutisht me origjinën historike të shoqatës sonë dhe sigurisht as me atë për të cilën qëndron që nga themelimi i saj.

AEK-u nuk ka nevojë të provojë asgjë me fjalë, pasi e ka bërë me vepra në mënyra të padiskutueshme dhe me nisma që asnjë grup tjetër nuk ka bërë, kundër luftës.

Për ngjarjen konkrete trishtuese dhe indinjuese, PAE AEK deklaron se nuk do të qëndrojë në heshtje.

Tashmë po nisim veprime për të gjetur përgjegjësit edhe për një imazh të çastit, e përsërisim, që shqetësoi me të drejtë masën e madhe të botës sonë sportdashëse, e cila gjithashtu ka kundërshtuar fuqishëm.

Ne patjetër do t’i gjejmë përgjegjësit dhe do të ndalohen përgjithmonë të hyjnë në stadiumin tonë.

Por në 27 shtator të këtij vii ndërsa luhej sfida Olimpiakos-Aris e vlefshme për kampionat u shfaq një tjetër baner më shumë se shovinist e nacionalist ku shkruhej “Kosova është Serbi’, por askush nuk kërkoi ndjesë të nesërmen.

Madje mediat greke as që e përmende fare një skandal të tillë, e kaluan në heshtje. Shumë menduan se një baner i tillë ishtë mbështetja që tifozët e Olimpiakos ja bënë si dhurarë sivllezërve të tyre serb të Cervena Zvezdës, pa i dhënë më tej asnjë ngjyrimi skandali apo shovinizmi, siç ndodhi me rastin e një dite më parë.

Sërish Greqia vepron me dy standarde, kur bëhet fjalë për shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Kosovës, ndërsa heshti para një skandali si ai i 27 shtatorit, kur në shkallët e stadiumit të Olimpiakosit shpaloseshin pankarta shoviniste serbe.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

7 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

11 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

11 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

20 orë ago