POLITIKE

Gërvalla e Daçiq përplasen në Slloveni për çështjen e dialogut dhe krijimin e Asociacionit

Udhëheqësit kosovarë dhe ata serb, janë përplasur sërish mes vete në Forumin e Bledit në Slloveni.

Pas përplasjes që pati kryeministri Albin Kurti me kryeministren serbe, Ana Brnabiq, kësaj here polemika ka pasur edhe mes ministrave të jashtëm të të dyja vendeve, Donika Gërvallës dhe Ivica Daçiq, shkruan Telegrafi.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla u shpreh optimiste se mund të arrihen suksese në dialogun me Serbinë, më së largu deri në pranverën e vitit të ardhshëm.

Me këtë konstatim u pajtua edhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili tha se normalizimi mund të ndodhë brenda pak muajsh nëse ka vullnet dhe përkushtim për zbatim të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.

“Po, pajtohem plotësisht. E dimë se çfarë duhet të bëhet, kemi marrëveshjen e shkurtit dhe të marsit dhe mund të implementohen sapo të ketë vullnet dhe përkushtim politik brenda disa muajsh”, tha ai.

Tutje Gërvalla tha se 2030 është një synim i Kosovës për t‘u përgatitur dhe integruar në BE, duke shpresuar që BE të mos ta ndryshojë datën e pranimit.

“Ne si Kosovë jemi të gatshëm, si vend sovran të vendosim për fatin tonë. Jemi optimist se zhvillimet e brendshme në Kosovë janë të mira. Kosova është e gatshme të merr detyrat dhe me prioritet që t’i bashkohet BE-së”, deklaroi Gërvalla.

E ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq i ndërhyri në diskutimin e Gërvallës, duke i përmendur marrëveshjet e kaluara, derisa përsëriti kërkesën për themelim të Asociacionit.

“Ne jemi konstruktiv duam të marrin pjesë, por së pari është Asociacioni dhe para kësaj nuk mund të ecim më tutje. S’mund ta shmangim”, tha ai, shkruan Telegrafi.

Atij i reagoi ministrja Gërvalla, e cila tha me këtë qasje nuk mund të ketë lëvizje përpara.

“Nëse kërkon arsye që të mos lëvizësh ka, gjithmonë është lehtë që të gjendet”, tha ajo.

Ministri serb tutje tha se Bashkimi Evropian duhet të tregojë se çfarë saktë duhet të bëjë Serbia që të integrohet në BE.

Sipas tij, është më mirë është të thuhet se “Serbia duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në BE”.

“Kosova dhe Bashkimi Evropian janë dy rrugë të ndryshme. Thjesht na tregoni se çka duhet të bëjmë? A besoni se mjafton ajo që thuhet për kriteret? Nuk mund të jemi kaq naivë. Edhe Shqipëria i ka 100 për qind në pajtim standardet me BE-në, por ende nuk po ecën. Ndoshta më mirë të thuhet se Serbia duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në BE”, ka deklaruar Daçiq.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

4 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

9 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

19 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

20 orë ago