Kosova e sheh Turqinë si ndërmjetësuese neutrale mes Serbisë dhe vendeve tjera në rajon.
Duke e thënë këtë, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në një konferencë për media, pasi e priti në takim kryediplomatin turk, Mevlut Cavusoglu shtoi se Kosova shpreson që Turqia të kontribuojë që t’ia pamundësojë Serbisë destabilizimin e Ballkanit.
“Si anëtare e rëndësishme e NATO-s, pas agresionit rus në Ukrainë, Turqia ka ofruar ndihmën e saj si ndërmjetësuese dhe është po ashtu aktive në Ballkan si ndërmjetësuese neutrale edhe mes Serbisë dhe të tjerëve. Pozicioni i Kosovës në këtë çështje është i qartë”, tha Gërvalla.
“Rusinë, por edhe Serbinë i shohim jo vetëm si faktorë agresivë, por edhe destabilizues për rajonin tonë dhe shpresojmë që përpjekjet për ndërmjetësim të Bashkimit Europian, të NATO-s, por edhe të Turqisë, do të kontribuojnë që Serbisë dhe separatistëve serbë në Bosnjë e Hercegovinë t’iu pamundësohet që në hijen e agresionit rus në Ukrainë dhe me ndihmën e Rusisë ta destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe Europën Juglindore”, shtoi ajo.
Cavusoglu, lidhur me këtë, tha se Turqia nuk do ta lejojë kthimin në ditët e errëta të viteve ’90-ta.
“Gjatë vizitës që e realizova në 5 vendet ballkanike, të cilën e fillova në Beograd, edhe aty dhash mesazhet e ngjashme. Dialogun mes Kosovës dhe Serbisë jemi duke e mbështetur dhe mendojmë se duhet të arrihet një marrëveshje përmes rrugëve diplomatike dhe zhvillimet në Bosnjë dhe reflektimet negative të luftës në Ukrainë në rajon, janë gjëra nga të cilat duhet të nxjerren leksione dhe ne si Turqi nuk duam të kthehemi në ditët e errëta të viteve ’90 dhe nuk do ta lejojmë këtë. Për këtë jemi duke punuar në vazhdimësi”, tha ai.
“Ne do të vazhdojmë me angazhimet tona dhe diplomacinë do ta vëmë në rend të parë”, shtoi Cavusoglu.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…